Bashkia Pogradec: Tushemishti pritet të kthehet në model turistik
2024-03-26 16:55:11

Tushemishti (Foto Oranews)

Tushemishti (Foto Oranews)

Bashkia e Pogradecit bëri të ditur se në fshatin Tushemisht vijon me ritme të larta puna për rikualifikimin urban të godinave, në kuadër të projektit të investimit në Parkun Ujor Drilon-Tushemisht, njofton “ATSH”.

“Ndërhyrjet po kryhen në fasada dhe çatitë e objekteve duke u dhënë një pamje të re dhe uniforme. Shumë shpejt, Tushemishti do të jetë një fshat model i turizmit, falë këtyre ndërhyrjeve, por edhe mikpritjes që e karakterizon”,- bëri të ditur bashkia, duke theksuar se ky fshat është gjithashtu një model shumë i mirë se si banorët kanë zhvilluar turizmin familjar aty.

Bashkë me parkun e Drilonit, Tushemishti sot përmban një kompleks turistik të kompletuar. Shtëpitë, rrugët dhe mjediset e fshatit janë të përjetësuara nëpër skenat e dy filmave të njohur të kinematografisë shqiptare, “Zonja nga qyteti” dhe “Një shoqe nga fshati”. (Fatosi)