Putin; Sulmin në koncert e kryen islamistët
2024-03-26 15:25:27

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti rus Vladimir Putin pranoi të hënën se sulmi vdekjeprurës në një koncert në periferinë e Moskës, është kryer nga elementë të armatosur islamikë, por gjithashtu tha se Ukraina është bashkëpunëtorja e kësaj tragjedie.

Gjatë takimit të hënën me zyrtarë të zbatimit të ligjit, Putin u shpreh se tashmë dihet kush e kreu sulmin terrorist, duke shtuar "por tani ne jemi të interesuar kush e urdhëroi këtë krim".

Putin tha se SHBA po përpiqet t’i bindë të gjithë përmes kanaleve të ndryshme, se nuk ka asnjë gjurmë të Kievit në këtë sulm të përgjakshëm terrorist. Eshtë organizata terroriste “Shtet Islamik” që e bëri.

Gjithsesi, Putin beson se mbeten ende pyetje. “Është e nevojshme të merren përgjigje për disa pyetje, për shembull, a është vërtet e interesuar organizata radikale, madje terroriste, Shteti Islamik për goditjen kundër Rusisë? Sot Rusia është për një zgjidhje të barabartë të konfliktit të përshkallëzuar në Lindjen e Mesme,” tha ai.

Putin gjithashtu vuri në dukje, se është e nevojshme t'i përgjigjet pyetjes, pse terroristët u përpoqën të shkonin në Ukrainë pasi kishin kryer krim në Crocus, dhe kush i priste ata atje.

Kryetari i Komitetit Hetues të Rusisë Alexander Bastrykin, u shpreh se deri të hënën, numri i viktimave nga sulmi ka shkuar në 139 dhe 182 persona janë plagosur. (Fani)