Emergjencat Civile stërvitje në Tiranë për të përballuar sfidat
2024-03-26 11:09:22

Emergjencat (Foto Gazetadita)

Emergjencat (Foto Gazetadita)

Ekipet e Emergjencave Civile në Tiranë kanë zhvilluar këtë fundjavë një stërvitje të madhe në sheshin “Skënderbej”, duke treguar se janë të afta të veprojnë pavarësisht çdo situate, shkruan “ATSH”.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikoi një video nga stërvitja e zhvilluar në kryeqytetin shqiptar.

“Kemi dëshmuar se Tirana është e përgatitur për çdo sfidë. Provuam forcën e ekipit tonë të emergjencave civile me një simulim tërmeti, duke treguar gatishmërinë për sigurinë e qytetarëve. Krenar për ekipin që mban qytetin të sigurt”,- shkroi kryebashkiaku Veliaj. (Fatosi)