Shqipëri-Mali i Zi, diskutime mbi projekte për zhvillimin e dy vendeve
2024-03-25 11:20:08

Foto Facebook Presidenca shqiptare

Foto Facebook Presidenca shqiptare

Shqipëria dhe Mali i Zi vazhdojnë takime intensive në nivele të ndryshme për të rritur bashkëpunimin mes tyre. Presidenti shqiptar Bajram Begaj zhvilloi një takim pune me homologun malazez, Jakov Milatoviç, njofton “RTSH”.

Biseda mes dy liderëve u fokusua në vijimin e politikave të fqinjësisë së mirë, mbështetjen e ndërsjelltë të projekteve që synojnë zhvillimin e dy vendeve, si dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Presidenti Begaj e vlerësoi bisedën me homologun e tij për rëndësinë e afrimit të qëndrimeve në lidhje me çështjet dypalëshe dhe rajonale në kontekstin e ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin.

Një prej projekteve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Malit të Zi është ndërtimi së bashku i një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin, komunën më jugore të Malit të Zi, dhe Velipojën në Shqipëri. Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë, nga 70 kilometra sa janë tani në vetëm pak kilometra. Ajo do të kushtojë 20 milionë euro. (Fatosi)