Protesta në Izrael, kërkohet lirimi i pengjeve dhe largimi i Netanyahut
2024-03-25 10:46:53

Foto nga VCG

Mijëra izraelitë protestuan të shtunën në mbrëmje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupi islamik Hamas dhe kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë së tij, njofton “ATSH”.

Protestuesit ndezën zjarre të vogla në rrugët e qendrës së qytetit dhe bllokuan një nga rrugët kryesore të trafikut.

Thirrjet e tyre synonin gjithashtu Netanyahun, kritikët e të cilit thonë se ai ka dështuar të menaxhojë krizën pas sulmeve të Hamasit në Izraelin jugor në tetor, duke shkaktuar luftën aktuale.

Sipas protestuesve, Netanyahu po fokusohet më shumë në sigurimin e mbijetesës së tij politike sesa te lirimi i pengjeve të rrëmbyer dhe dërguar në Gaza pas sulmeve të 7 tetorit.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Netanyahut dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, siç ka ndodhur në demonstrata të ngjashme të mbajtura që nga shpërthimi i luftës.  (Fatosi)