Shefi i OKB-së: Bllokimi i ndihmave për në Gaza, fyerje morale
2024-03-25 14:15:10

Foto nga VCG

Bllokimi i dhjetëra kamionëve me ndihma në anën egjiptiane të kufirit me Rripin e Gazës, ku njerëzit janë duke u përballur me uri, përbën fyerje morale, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, gjatë një vizite në pikëkalimin në Rafah, të shtunën, shkruan “Panorama”.

Ai tha se është koha që Izraeli të zotohet për lëshimin e ndihmave në Gazë dhe ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe lirim të pengjeve izraelite që po mbahen në Gazë.

Guterre theksoi se OKB-ja do të vazhdojë të punojë me Egjiptin për të mundësuar depërtimin e ndihmave në brendësi të Gazës.

Kreu i OKB-së vizitoi Rahafun ndërsa Izraeli përballet me presion global për të mundësuar hyrjen e më shumë ndihmave humanitare në Gaza.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera kanë nisur të lëshojnë ndihma nga ajri në Gaza. Megjithatë, grupet për ndihma vlerësojnë se palestinezët kanë marrë vetëm një të pestën e ndihmës që u nevojitet. (Irma)