Shefi i OKB-së viziton Gazën në përpjekje për armëpushim
2024-03-25 10:45:01

Foto nga VCG

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, qëndroi në qytetin Al Arish të Egjiptit për të vizituar kufirin me Gazën, në një përpjekje të re për arritjen e një armëpushimi pas më shumë se 5 muajsh luftime mes Izraelit dhe Hamasit, njofton “RTSH”.

Duke folur për gazetarët në portin Al Arish, ai tha se faktori ndërkombëtar ndan qartësisht të njëjtin qëndrim se çdo sulm tokësor në qytetin verior të Gazës, Rafah, do të shkaktonte katasfrofë humanitare.

Izraeli ka kërcënuar se do të ndërmarrë një operacion të gjerë ushtarak në Rafah, në kufi me Egjiptin, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare që e kanë kundërshtuar një ofensivë të tillë.

Në Rafah ndodhen një numër i madh palestinezësh që janë zhvendosur atje për t’u shpëtuar sulmeve në zona të tjera të Gazës.

Guterres vizitoi edhe anën egjiptiane të kufirit në qytetin Rafah, një nga pikat hyrëse të ndihmave.

Ndërsa shpresat për armëpushim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit janë zbehur dhe gjendja humanitare në Gazë është përkeqësuar, Kombet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë dërguar ndihma humanitare me anije ose duke lëshuar paketa ushqimore nga ajri. Por, agjencitë humanitare bëjnë të ditur se vetëm 1/5 e ndihmave të nevojshme po hyn në Gazë dhe se mënyra e vetme për të plotësuar nevojat në rajonin bregdetar është përshpejtimi i dërgimit të ndihmave në rrugë tokësore. (Fatosi)