“Standard&Poor’s” rrit vlerësimin për Shqipërinë me një kategori
2024-03-25 10:00:11

Foto nga Enemalta

Ministri shqiptar i Financave, Ervin Mete, vlerësoi raportin e “Standard&Poor’s” për rritjen me një kategori për vlerësimin e Shqipërisë në kategorinë BB- nga B+, njofton “RTSH”.

Mete thotë se raporti vlerëson përpjekjet e qeverisë shqiptare për sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, forcimin e financave publike dhe efektivitetin e politikave strukturore

“Ky vlerësim nënvizon besimin në aftësinë tonë për të përballuar sfidat ekonomike, duke forcuar në të njëjtën kohë bazat financiare. Ai përbën një certifikim të strategjisë sonë të rritjes dhe praktikave të menaxhimit të financave publike”,- tha Mete.

Ministri tha se vlerësimi i “Standard&Poor’s” forcon pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe sjell përfitime konkrete për ekonominë e vendit. Rritja e vlerësimit për ministrin, përkthehet në investime të huaja më të larta.

Rritja e vlerësimit nga “Standard & Poor’s” merr një rëndësi edhe më të veçantë në kushtet e një situate sfiduese të ekonomisë globale, pasi një pjesë e konsiderueshme vendesh kanë patur rënie të vlerësimit nga agjencia ndërkombëtare. (Fatosi)