Kryeministri Rama: Porti i Vlorës integron Shqipërinë në lundrimin turistik elitar të Mesdheut
2024-03-25 10:31:36

Foto nga Gazetatema

Vijojnë punimet në Vlorë për portin e ri turistik, i cili do të shërbejë jo vetëm për ankorimin e jahteve luksoze që lundrojnë në bregdetin shqiptar, por edhe do të rikonceptojë peizazhin e qytetit jugor, shkruan “RTSH”.

Ndërsa publikoi në rrjetet sociale pamje nga vijimësia e punimeve, kryeministri Edi Rama vlerësoi se ky port do ta integrojë Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut.

Porti i ri i Vlorës do të shërbejë si një nxitës edhe për ekonominë, punësimin dhe përmirësimin e shërbimeve.

Punimet në port pritet të përfundojnë në 2025. (Fatosi)