Maroku pritet të ndërtojë stadiumin më të madh në botë
2024-03-25 11:33:48

Foto Panorama

Foto Panorama

Marroku po përgatiten për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë.

Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që do të jetë edhe një ndër atraksionet e mëdha të Kampionatit Botëror 2030.

Fillimi i ndeshjes së tij të parë është ende disa vite larg, por Kupa e Botës 2030 po shkruan që tani historinë, citon “Panorama”.

“Grand Stade” do të ketë një kapacitet prej 115 mijë vendesh dhe për ndërtimin e tij është ndarë një shumë fillestare prej 411 milionë eurosh.

Hapësira e nevojshme për ndërtimin e “Grand Stade” do të jetë mbi 100 hektarë. (Fatosi)