ISIS publikon pamjet e masakrës në Moskë
2024-03-25 10:14:22

Foto nga VCG

Organizata e Shtetit Islamik ISIS ka publikuar pamjet kur autorët kryen sulmin vdekjeprurës në Moskë, ku raportohet për të paktën 133 viktima, njofton “Panorama”.

Në pamje tregohen disa prej autorëve të cilët mbajnë kallashnikovë në duar brenda ndërtesës së qytetit Crocus në Krasnogorsk.

Po ashtu presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se katër të dyshuarit për sulmin terrorist të së premtes në sallën e qytetit Crocus ishin ndaluar.

Të dyshuarit u kapën në rajonin Bryansk dhe u transportuan në Moskë.

Katër të dyshuarit, nëse shpallen fajtorë, rrezikojnë burgim të përjetshëm. (Fatosi)