Polonia: Raketat ruse shkelën hapësirën tonë ajrore
2024-03-25 11:31:37

Foto Sightmagazine

Foto Sightmagazine

Rusia ka nisur një valë të re sulmesh ajrore, ku shumica e tyre kanë pasur në fokus kryeqytetin e Ukrainës, Kievi, por edhe rajonin perëndimor të Lvivit.

Pas nisjes së sulmeve e gjithë Ukraina është vënë në gatishmëri, ndërsa banorët janë lajmëruar mos të dalin nga vendstrehimet.

Rajoni i Lvivit është në kufi me Poloninë, e cila bëri të ditur se hapësira e saj ajrore ishte shkelur nga raketat ruse dhe se ka aktivizuar Forcat e saj Ajrore.

“Objekti hyri në hapësirën polake pranë qytetit Oserdoë dhe qëndroi atje për 39 sekonda. Gjatë gjithë fluturimit, ai u vëzhgua nga sistemet e radarëve ushtarakë”,- njoftuan Forcat e Armatosura polake në një deklaratë.

Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake (RSZ) njoftoi se forcat e saj ishin në një gjendje gatishmërie të shtuar.

“Aeroplanët polakë dhe aleatë janë aktivizuar, gjë që mund të rezultojë në rritje të niveleve të zhurmës, veçanërisht në pjesën juglindore të vendit”,- tha ai. (Irma)