Saranda, një ndër destinacionet e preferuara të turizmit të kroçerave
2024-03-25 10:33:27

 Foto nga Sarandanews

Saranda vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj, siç shihet edhe nga rezervimet e kroçerave për në portin e qytetit bregtar jugor shqiptar.

Drejtori i Portit të Sarandës, Alket Qendro, deklaroi për “ATSH”-në se për vitin 2024 porti i Sarandës deri tani është rezervuar nga 43 kroçera.

Turistët që do të vijnë me këto kroçera do të vizitojnë pikat turistike të Sarandës dhe qyteteve si Gjirokastra, Përmeti, etj. Kroçera e parë pritet të vijë gjatë muajit prill.

Vizita e kroçerave ka një impakt mjaft pozitiv në ekonominë shqiptare dhe veçanërisht të Sarandës dhe qyteteve pranë saj. (Fatosi)