Qeveria shqiptare planifikon uljen e tatimfitimit për pagat e larta
2024-03-25 11:50:46

Foto Rtsh

Foto Rtsh

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria shqiptare ka në plan uljen e tatimfitimit të të ardhurave për punonjësit me paga më të larta, shkruan “RTSH”.

Në podkastin e përjavshëm “Flasim”, kryeministri Rama tha se po përgatitet një paketë për të gjithë ata që kthehen e investojnë në agroturizëm.

Kryeministri foli edhe për turizmin në vend, duke theksuar se ishulli i Sazanit është kartëvizita e Shqipërisë në industrinë e këtij sektori në mes të Mesdheut. (Fatosi)