Rusia në zi për viktimat e sulmit terrorist gjatë koncertit në Moskë
2024-03-25 10:10:43

Foto nga VCG

Rusia uli flamujt në gjysmështizë të dielën, pasi të paktën 133 persona humbën jetën dhe mbi 150 mbetën të plagosur në një sulm terrorist gjatë një koncerti në Moskë, njofton “RTSH”.

Sulmi ishte më vdekjeprurësi në vend gjatë dy dekadave të fundit.

Presidenti Vladimir Putin shpalli një ditë zie kombëtare pasi u zotua të gjurmojë dhe ndëshkojë të gjithë ata që qëndrojnë pas sulmit.

“U shpreh ngushëllimet e thella dhe të sinqerta të gjithë atyre që humbën të dashurit e tyre. I gjithë vendi dhe i gjithë populli ynë është i pikëlluar me ju”,- tha presidenti rus.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e së premtes, por Putin nuk e ka përmendur publikisht grupin militant në lidhje me sulmuesit, të cilët ai tha se ishin përpjekur të arratiseshin në Ukrainë.

Ukraina ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo rol në sulm.

Njerëzit vendosën lule në vendin e sulmit dhe ndezën qirinj në solidaritet me familjarët e viktimave. (Fatosi)