NATO-ja dënon sulmin në Moskë: Krim i tmerrshëm
2024-03-25 10:18:07

Foto nga VCG

NATO-ja dënoi sulmin ndaj pjesëmarrësve të pafajshëm të një koncerti, që ndodhi të premten në Moskë, njofton “RTSH”.

“Asgjë nuk mund të justifikojë një krim kaq të tmerrshëm. Ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat dhe familjet e tyre”,- deklaroi një zëdhënës i Aleancës Atlantike.

“Pas sulmit në qendrën e ngjarjeve “Crocus City Hall” në Moskë, numri i të vdekurve është rritur në 133”,- thanë autoritetet ruse.

Mësohet se viktimat janë punonjës dhe vizitorë të sallës së koncerteve. (Fatosi)