Ministrja Muzhaqi takon të rinj me pasion agroturizmin, bujqësinë dhe blegtorinë
2024-03-24 11:07:30

Ministrja Muzhaqi (Foto ATSh)

Ministrja Muzhaqi (Foto ATSh)

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, zhvilloi një takim me disa prej të rinjve të Grupimit Rinor Rural (Rural Youth Hub).

Ministrja Muzhaqi u shpreh se të rinjtë treguan për pasionin dhe angazhimin e tyre në fushat si agroturizmi, bujqësia, blegtoria, dhe bletaria, si edhe dëshirën e tyre për të ruajtur dhe trashëguar traditën e familjes, duke zgjedhur të kontribuojnë në Shqipëri, shkruan “ATSH”.

Gjatë takimit u bisedua edhe për sfidat që të rinjtë hasin në zonat rurale, duke i orientuar ata se si të qasen ndaj mundësive konkrete si, thirrjet e Agjencisë Kombëtare të Rinisë për projektpropozime rinore, Panairi i Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit, thirrja e startup-eve e mundësi të tjera që nxisin të rinjtë të angazhohen. (Irma)