Prodhuesi kinez i automjeteve “BYD” nis shitjet e makinave të pasagjerëve në Greqi
2024-03-24 10:52:03

Foto:VCG

Foto:VCG

Prodhuesi kinez i automjeteve “BYD” njoftoi fillimin e shitjeve të makinave të pasagjerëve në tregun grek.

Dy modelet e para që do të shpërndahen në Greqi janë BYD ATTO 3 dhe BYD SEAL, shkruan “Xinhua”.

“Sfakianakis Group” është emëruar partneri kombëtar tregtar i “BYD”-së në Greqi.

Foto:VCG

Foto:VCG

“BYD” ka hapur tashmë dyqanin e saj të parë në Athinë, ndërsa një dyqan i dytë pritet të hapet në fillim të prillit.

“BYD” aktualisht ka një prani në 20 vende evropiane. Kompania ka më shumë se 250 dyqane në Evropë, me modele të shumta të automjeteve me energji të re të disponueshme për konsumatorët evropianë. (Irma)