Ministrja Denaj prezanton masat mbështetëse për fermerët nga Skema Kombëtare 2024
2024-03-24 10:25:36

Ministrja Denaj (Foto ATSh)

Ministrja Denaj (Foto ATSh)

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi se çdo fermer që kultivon perimet, luleshtrydhen dhe rrushin në serra, i regjistruar me NIPT, nëse bashkohet me 3 fermerë të tjerë përfiton i pari financimin 100% nga Skema Kombëtare 2024, citon “ATSH”.

Gjatë takimit me fermerët në Dimal, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, njëherazi drejtues politik i Qarkut Berat, ministrja Denaj prezantoi 8 masat mbështetëse dhe risitë e Skemës Kombëtare.

Ministrja iu përgjigj pyetjeve dhe çdo paqartësie të fermerëve, për të siguruar një proces sa më të mbarë e me cilësi të aplikimeve, që çelen në datën 27 mars. (Irma)