Sllovenia, Kroacia dhe Italia planifikojnë patrulla të përbashkëta policore për të frenuar emigracionin e paligjshëm
2024-03-24 10:31:40

Sllovenia, Kroacia dhe Italia po bashkojnë forcat për të zbatuar patrullimet trepalëshe të policisë kufitare që synojnë trajtimin e emigracionit të paligjshëm, deklaroi Ministri i Brendshëm slloven, Bostjan Poklukar, citon “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ai tha se patrullat mund të zëvendësojnë kontrollet e përkohshme të vendosura në kufijtë e tyre tetorin e kaluar për të frenuar emigrimin e paligjshëm.

Fillimisht, kontrollet kufitare pritej të zgjasin deri në qershor.

“Qëllimi ynë është të heqim kontrollet kufitare në kufijtë tanë të brendshëm të BE-së”,- tha Poklukar në një konferencë të përbashkët shtypi në Slloveni me homologët e tij kroatë dhe italianë, Davor Bozinoviç dhe Matteo Piantedosi.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ai theksoi se u ra dakord të forcohen patrullimet si një alternativë ndaj këtyre kontrolleve.

Sipas policisë sllovene, vendi ka regjistruar 6415 kalime të paligjshme kufitare në dy muajt e parë të vitit, krahasuar me 5234 në të njëjtën periudhë të vitit 2023. (Irma)