Banka Botërore mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve në Shqipëri
2024-03-24 11:22:51

Banka Botërore ka mbështetur Shqipërinë me disa projekteve në sektorin e pyjeve, përfshirë dhe sistemin e parë kombëtar të informacionit për pyjet, i cili ndihmon menaxhimin e të dhënave mbi to, shkruan “ATSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Falë mbështetjes së BB-së dhe në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, është arritur që 85% e shoqatave të përdoruesve të pyjeve dhe kullotave të vënë nën menaxhim të qëndrueshëm mbi 12 mijë ha pyje në territoret malore rurale të vendit.

Nëpërmjet Projektit të Shërbimeve Mjedisore, mbështetur nga Banka Botërore, 229 komunitete në zona malore rurale në Shqipëri tani menaxhojnë në mënyrë të qëndrueshme 12,320 hektarë pyje dhe kullota.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas BB, përmes punës së tyre është ngadalësuar erozioni në zonat ku veprojnë, është rritur produktiviteti bujqësor dhe pyjor dhe janë reduktuar emetimet e karbonit me rreth 800.000 tonë gjatë 20 viteve të fundit.

Grupi i Bankës Botërore vazhdon të mbetet i angazhuar për të ndihmuar vendet në ruajtjen e pyjeve, të domosdoshme për arritjen e objektivave për një ndryshim klimatik dhe zhvillim botëror.  (Irma)