OKB miraton rezolutën mbi inteligjencën artificiale
2024-03-24 10:36:59

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën e saj të parë për inteligjencën artificiale bazuar në një dokument të prezantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan “ATSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Dokumenti thekson se zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale kërkon rregulla ndërkombëtare dhe inkurajon bashkëpunimin në veçanti me vendet më të varfra. Dokumenti dënon keqpërdorimin e inteligjencës artificiale dhe thekson se nevojitet urgjentisht një konsensus global për sistemet e inteligjencës artificiale të sigurta dhe të besueshme.

Pas disa muajsh negociatash mes diplomatëve, drafti u pranua nga organi më i madh i OKB-së pa ndonjë ndryshim të mëtejshëm të propozuar. Kjo bëri të mundur që Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh ta miratonte rezolutën unanimisht pa votim formal. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht detyruese.

Foto:VCG

Foto:VCG

Inteligjenca artificiale zakonisht i referohet aplikacioneve të bazuara në mësimin e makinerive. Zhvillimi i shpejtë i software-it gjithnjë e më të fuqishëm ofron mundësi të mëdha dhe ngre shpresa për përparim të madh në luftën kundër sëmundjeve të tilla si kanceri, apo problemeve të tilla si kriza klimaterike. (Irma)