Mjekët: 302 raste me tuberkuloz në vitin 2023 në Shqipëri
2024-03-24 11:04:45

Foto:VCG

Foto:VCG

Mjekët pneumologë bëjnë të ditur se 302 persona u infektuan nga sëmundja e tuberkulozit vitin e shkuar në Shqipëri, ku më të prekurit ishin moshë e re aktive për punë dhe kryesisht me banim në Tiranë, infektimi më i lartë që pas vitit 2019.

Sipas mjekëve, zhdukja e kësaj sëmundje mbetet ende një sfidë pasi mes të personave të sëmurë ka ende stigmë e për pasojë përhapja e saj vijon, shkruan “RTSH”.

Pandemia sipas ekspertëve shfaqi forma më të zgjatura pulmonare ndërkohë që format e përsëritura u rritën ndjeshëm.

Pavarësisht se në 10 vitet e fundit ka pasur rënie të të infektuarve me tuberkuloz, sipas mjekëve kjo ka ndikim nga emigrimi i popullatës, ku edhe në këtë segment janë kapur raste.

Pjesa më e madhe e të prekurve nga tuberkulozi jetojnë në Tiranë dhe Durrës duke ngritur kështu një problem të madh për shëndetin publik.

Më të prekur janë meshkujt sesa femrat ndërsa protokollet e trajtimit janë përmirësuar ndjeshëm duke bërë që të ulet shumë edhe vdekshmëria nga kjo sëmundje.

Tuberkulozi është një sëmundje mikrobike që transmetohet nga njerëzit e sëmurë përmes frymëmarrjes, kollitjes dhe teshtitjes. (Irma)