Shumë vende dënojnë “sulmin terrorist”në sallën e koncerteve pranë Moskës
2024-03-23 15:07:35

Mbi 70 njerëz u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën pas një sulmi me armë zjarri të premten në Crocus City Hall në veriperëndim të Moskës, sipas Shërbimit Federal rus të Sigurisë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ministria e Jashtme ruse e ka quajtur incidentin një "sulm terrorist" dhe i ka kërkuar komunitetit global ta dënojë atë. Një çështje penale për këtë akt terrorist është hapur, sipas Komitetit Hetues në Rusi.

Kievi mohoi lidhjet me këtë sulm. Ndërsa, ShBA-ja deklaroi se ISIS-i është autori.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se "dënon fuqishëm sulmin terrorist të marrë përsipër nga Shteti Islamik", sipas Pallatit Elysee. “Franca shpreh solidaritetin e saj me viktimat, të dashurit e tyre dhe gjithë popullin rus.” - thuhet në një deklaratë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Edhe vendet e tjera si Turqia, Pakistani, Irani, Venezuela etj., dënuan me  forcë sulmin terrorist.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi "në termat më të ashpër të mundshëm" sulmin terrorist në një sallë koncertesh jashtë Moskës, thuhet në një deklaratë të bërë nga zëvendësi i tij Farhan Haq. “Guterres përcjell ngushëllimet e tij të thella për familjet e viktimave, popullin dhe qeverinë e Rusisë dhe u uron të lënduarve një shërim të shpejtë.” – përfundon deklarata.(Zhang Yan/Edmond)