James O'Brien: Serbia e di mirë se përdorimi i forcës ndaj Kosovës është i papranueshëm
2024-03-23 16:18:16

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, tha të premten se Serbia e ka të qartë se çdo përdorim i forcës ndaj Kosovës është i papranueshëm dhe do të rrezikonte trupat e NATO-s që ndodhen në terren.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ai i bëri këto komente në një bashkëbisedim me gazetarë i pyetur rreth një postimi të liderit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se njësi të posaçme të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën. 

Forcat paqeruajtëse të NATO-s thanë të premten se situata në Kosovë është e qetë por mbetet e brishtë, ndërsa u bëri thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet nxitëse dhe retorika përçarëse, dhe të angazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.