Posta: Nuk ka ndryshime në shpërndarjen e pensioneve
2024-03-23 14:34:38

Shpërndarja e pensioneve do të vijojnë të funksionojë sikurse deri më tani. Përfaqësues nga Zyra e Postës bënë të ditur për “RTSH”-në se nuk ka ende një VKM që të parashikojë ndryshim dhe pensionet do të vijojnë të tërhiqen pranë pikave postare, në familje apo edhe në banka, kjo në varësi të dëshirës së pensionistit.

Pensionistet (Foto Gazetaexpress)

Pensionistet (Foto Gazetaexpress)

Prej vitesh tashmë, çdo pensionist që dëshiron mund ta tërheqë pensionin edhe në bankë përmes hapjes së një llogarie bankare, ndërsa të dhënat e personit duhen rifreskuar çdo 6 muaj.

Sa i takon emigrantëve që përfitojnë pension në Shqipëri, në postë mund ta tërheqin deri në 3 vite. (Irma)