Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Moskë
2024-03-23 16:05:55

Shteti Islamik përmes një postimi në platformën Telegram mori pëgjegjësinë për sulmin në një sallë koncertesh afër Moskës. Më herët zyrtarët rusë thanë se incidenti po hetohej si sulm terrorist, një nga më vdekjeprurësi në Rusi në shumë vite.

Foto:VCG

Foto:VCG

Shtetet e Bashkuara kanë informacione zbulimi që konfirmojnë marrjen e përgjegjësisë nga Shteti Islamik për sulmin vdekjeprurëse në Moskë, tha të premten një zyrtar amerikan.

Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara e kishin paralajmëruar Rusinë në javët e fundit për mundësinë e një sulmi.

Autoritetet ruse thanë se persona të armatosur hynë në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” afër Moskës dhe qëlluan me armë automatike në drejtim të turmës, që po ndiqte koncertin e grupit muzikor “Picnic”. Më pas ata hodhën eksplozivë brenda ndërtesës, duke shkaktuar një zjarr të madh.

Foto:VCG

Foto:VCG

Mykhailo Podolyak, këshilltar i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi përfshirjen e Kievit në sulmin ndaj sallës së koncertit në Moskë.