Kancelari gjerman konfirmon mbështetjen evropiane për Ukrainën
2024-03-22 11:34:58

Foto nga VCG

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi mbështetjen evropiane për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke shtuar se ai do të sigurojë gjithashtu që aleanca e NATO-s mos të përfshihet drejtpërdrejt në konflikt, shkruan “ATSH”.

Ai e portretizoi unitetin midis aleatëve evropianë të Ukrainës gjatë një fjalimi në Parlamentin gjerman, përpara samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

“Ne qëndrojmë së bashku”,- tha Scholz, duke theksuar tre parime të përbashkëta të shprehura gjatë një takimi javën e kaluar midis tij, presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrit polak, Donald Tusk.

“Nuk do të pranojmë një paqe të diktuar në kurriz të Ukrainës”,- tha Scholz.

Takimi i Scholz me Tusk dhe Macron erdhi mes mosmarrëveshjeve publike dhe tensioneve midis Gjermanisë dhe aleatëve të saj për mbështetjen për Ukrainën.

Scholz mori kritika ndërkombëtare për refuzimin e tij për të dërguar raketa me rreze të gjatë “Taurus” në Ukrainë, për të cilat ai tha se do të rrezikonin përshkallëzimin e konfliktit. (Irma)