Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Bankën Europiane të Investimeve për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit
2024-03-22 15:22:58

Marreveshja per hekurudhen (Foto Facebook Belinda Balluku)

Marreveshja per hekurudhen (Foto Facebook Belinda Balluku)

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, nënshkroi me Bankën Europiane të Investimeve marrëveshjen për projektin e ndërtimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, ministrja Balluku bëri të ditur se ky projekt ka një rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.

Ky projekt është një linjë me gjatësi 120 kilometra, i cili do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe atë të mallrave.

“Pas Tiranë-Durrës me degëzim në Rinas, Vorë-Hani i Hotit është projekti i dytë madhor i qeverisë shqiptare në transportin hekurudhor. Banka Europiane e Investimeve mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm për jetësimin e disa projekteve strategjike të infrastrukturës rrugore e hekurudhore”,- shkroi ministrja Balluku.  (Irma)