Departamenti i Drejtësisë ngre padi për monopol ndaj kompanisë Apple
2024-03-22 15:30:44

Foto nga VCG

Departamenti i Drejtësisë njoftoi se ka depozituar një padi të gjerë gjyqësore ndaj kompanisë Apple, duke e akuzuar kompaninë gjigande të teknologjisë se ka ngritur një monopol të paligjshëm të telefonave inteligjente, duke përjashtuar kështu konkurentët, duke dekurajuar inovacionin, si dhe duke i mbajtur çmimet të larta në mënyrë artificiale.

“Apple i ka lidhur konsumatorët pas iPhone-it dhe ndërkohë i ka përjashtuar konkurentët nga tregu”, tha zëvendës prokurorja e përgjithshme, Lisa Monaco.