OKB do të votojë për rezolutën që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
2024-03-22 21:08:24

foto: VCG

foto: VCG

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë për një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, në të cilën thuhet se "një armëpushim i menjëhershëm dhe i qëndrueshëm" në luftën Izrael-Hamas në Gaza, është "i domosdoshëm" për të mbrojtur civilët dhe për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare, për më shumë se 2 milionë palestinezë të uritur.