Ministri i Jashtëm: Marrëdhëniet Kinë-Australi gëzojnë mbështetje të gjerë publike
2024-03-22 11:01:49

Foto nga MPJ

Të enjten, gjatë një vizite në Sidni të Australisë, Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, tha se marrëdhëniet Kinë - Australi i kanë themelet tek populli i dy vendeve dhe gëzojnë mbështetje të gjerë publike.

Wang, njëkohësisht Anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, i bëri deklaratat gjatë takimit me Kryeministrin Australian të Uejlit të Jugut të Ri, Kris Mins.

Wang vuri në dukje se Uellsi i Ri i Jugut ka qenë gjithmonë në krye të shkëmbimeve Kinë-Australi, duke luajtur një rol shembullor në bashkëpunimin mes dy vendeve. 

Sipas Ministrit të Jashtëm, përshtypja më e rëndësishme që kishte nga vizita në Australi, ishte se pavarësisht nga partia qeverisëse apo opozitare, njerëzit shprehën mbështetjen e tyre për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes Kinës dhe Australisë. 

Mins tha se Uellsi i Ri i Jugut ka patur shumë përfitime nga rritja ekonomike e Kinës dhe bashkëpunimi mes tyre. Ai mbështet përmirësimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve Australi-Kinë.

Uellsi i ri i Jugut po kërkon të përmirësojë shkëmbimet me Kinën në nivelin nën - kombëtar.  Synon gjithashtu të zhvillojë bashkëpunimin në ekonomi, tregti, arsim, turizmin dhe burimet natyrore - tha Kryeministri. 

Kris Mins shprehu gjithashtu dëshirën, për të mikpritur më shumë studentë dhe turistë kinezë në vend. (Elona)