Kryeministrja e Estonisë u bën thirrje partnerëve në Europë e NATO të rrisin shpenzimet e mbrojtjes
2024-03-21 10:56:56

Foto nga VCG

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje partnerëve të vendit të saj në Europë dhe NATO që të shpenzojnë më shumë para për mbrojtjen në përgjigje të konfliktit në Ukrainës.

“Estonia investon më shumë se 3.2% të prodhimit të saj të brendshëm bruto në mbrojtje. Nëse mendojnë se mund të fitojnë, do të ndërmarrin hapin”,- tha Kallas në Berlin, citon “ATSH”.

“Nëse ata e kuptojnë se ne jemi mjaft të fortë, nuk do të bëjnë hapin drejt NATO-s. Dhe kjo është arsyeja pse ne duhet ta bëjmë këtë përpjekje kolektive së bashku”, - tha ajo.

Sipas saj, në një botë plot me dhunë, për ta thënë më thjesht, pacifizmi do të ishte vetëvrasje. (Elona)