OBSH: Rritet numri i foshnjave në prag të vdekjes në Gaza
2024-03-21 10:53:14

Foto nga VCG

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar një tjetër paralajmërim të ashpër rreth përkeqësimit të situatës humanitare në Gaza. Sipas zëdhënëses së OBSH-së, në Gaza po rritet numri i foshnjave që janë në prag të vdekjes nga uria akute, bën të ditur “RTSH”.

“Ajo që mjekët dhe stafi mjekësor na thonë është se ata po shohin gjithnjë e më shumë efektet e urisë;  po shohin foshnjat e porsalindura duke vdekur, ndërsa pesha e tyre e lindjes është e ulët”, - tha zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris.

Ndërsa fëmijët e vegjël dhe foshnjat janë ndër më pak të aftët për të përballuar urinë kronike, OBSH-ja shpjegon se ka një numër në rritje të grave shtatzëna nënpeshë që janë gjithashtu në rrezik.

OBSH-ja synonte të ndërtonte qendra emergjente për stabilizimin e kequshqyerjes në Gaza, por përparimi është penguar nga mungesa e sigurisë. (Elona)