Kryeministri australian: Të gatshëm të punojmë me Kinën në kërkim të interesave të përbashkëta
2024-03-21 12:17:49

Foto nga MPJ

Ndryshimet dhe mosmarrëveshjet s'duhet të përcaktojnë marrëdhëniet Australi-Kinë. Të dy vendet duhet të kërkojnë sa më shumë  interesa të përbashkëta - tha të mërkurën Kryeministri australian Anthony Albanese. 

Albaneze e bëri deklaratën në takimin me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi, gjatë vizitës së tij në Kanberra. Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, është aktualisht në një tur në datat 17- 21 mars, për një vizitë zyrtare në Zelandën e Re dhe Australi.

Pala australiane është e kënaqur që dy vitet e fundit, marrëdhëniet Australi-Kina janë kthyer në drejtimin e duhur. Australia është e gatshme të mbajë shkëmbime të nivelit të lartë me Kinën, dhe të thellojë bashkëpunimin reciprok - tha Kryeministri. 

Ai theksoi se Australia e ka respektuar gjithmonë politikën e Kinës dhe do vazhdojë ta bëjë.

Duke vënë në dukje se pengesat e hasura në raportin Kinë-Australi janë kapërcyer, dhe cështjet janë zgjidhur siç duhet, Wang tha se marrëdhëniet e tyre kanë patur një transformim të dytë të rëndësishëm, pas ardhjes në pushtet të qeverisë australiane të punës. 

Kina është e gatshme të punojë me Australinë për të nxitur shkëmbimet e nivelit të lartë, të rinisë mekanizmin e dialogut midis dy vendeve dhe të thellojë bashkëpunimin reciprokisht në fusha të ndryshme, tha Wang. (Elona)