Grupet myslimane planifikojnë të bojkotojnë ftesën e Shtëpisë së Bardhë për muajin e Ramazanit
2024-03-21 14:27:56

Foto nga VCG

Udhëheqësit e fesë myslimane në Shtetet e Bashkuara, të indinjuar nga mbështetja e Presidentit Joe Biden për Izraelin, thonë se nuk do të marrin pjesë në ceremonitë e Shtëpisë së Bardhë që përkojnë me muajin e shenjtë të Ramazanit dhe festën e Bajramit.

Ata kërkojnë që administrata e Presidentit Biden të ushtrojë trysni për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Gazë. Kjo nuk është hera e parë që zemërimi i komunitetit mysliman në Shtetet e Bashkuara ka lënë në hije festimet e Shtëpisë së Bardhë me rastin e Ramazanit.