Nënshkruhet marrëveshja me OSBE-në, Nikolla: Fuqizojmë partneritetin për avancimin e reformave
2024-03-21 10:29:04

Foto nga ATSH

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, dhe kryetarja në detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, rinovuan Memorandumin e Mirëkuptimit mes Parlamentit dhe OSBE-së.

Memorandumi parashikon vijimin e bashkëpunimit për mbështetjen e veprimtarisë legjislative, mbikëqyrëse dhe përfaqësuese të Kuvendit të Shqipërisë, shkruan “ATSH”.

Po ashtu, ai parashikon mbështetjen e inovacionit e modernizimit të shërbimeve parlamentare dhe të transparencës e komunikimit me qytetarët, duke u mbështetur në praktikat më të mira parlamentare.

Kuvendi dhe OSBE-ja po fuqizojnë partneritetin për avancimin e reformave demokratizuese dhe integrimin europian të Shqipërisë. (Elona)