Udhëheqësit e BE-së diskutojnë përdorimin e fitimeve nga pasuritë e ngrira ruse për të armatosur Ukrainën
2024-03-21 21:07:23

foto: VCG

foto: VCG

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian diskutojnë të enjten një plan për të përdorur miliarda euro fitime nga pasuritë e ngrira financiare ruse për të blerë armë për Ukrainën, ndërsa përpiqen të forcojnë Kievin në luftën e tij kundër agresionit të Moskës.

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të bllokut do të debatojnë gjithashtu se çfarë mund të bëjë më shumë Evropa për të mbrojtur veten dhe për të rritur industrinë e saj të armëve, duke pasqyruar frikën se Rusia mund të mos ndalet në Ukrainë dhe Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë një mbrojtëse aq e vendosur e Evropës në të ardhmen.

Përgjatë takimit dy ditësh në Bruksel, liderët e BE-së do të trajtojnë gjithashtu tema të ndryshme si luftën në Gaza, mundësinë e hapjes së bisedimeve me Bosnjën për anëtarësimin e saj në bllok dhe protestat e fermerëve.