Ambasadorja kineze Pang Chunxue takohet me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja
2024-03-21 15:50:00

Më 19 mars, Ambasadorja kineze në Shqipëri, Pang Chunxue, u takua me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Palët dhanë opinione mbi shkëmbimet dhe bashkëpunimin ekonomiko-kulturore mes dy vendeve.

Ambasadorja kineze Pang Chunxue tha se vitet e fundit, bashkëpunimet ekonomiko - tregtare mes Kinës dhe Shqipërisë kanë patur zhvillim. Shkëmbimet humanitare janë bërë më të ngushta dita-ditës. Ky vit shënon 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Ambasada kineze në Shqipëri është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për të forcuar më tej lidhjet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve. Ata do të organizojnë së bashku festime përkujtimore si Java e Kulturës së Kinës, duke vazhduar nxitjen e marrëdhënieve miqësore kino - shqiptare.

Blendi Gonxhja prezantoi në hollësi funksionet e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë. Ai tha se pala shqiptare e ka konsideruar gjithnjë Kinën si një partner të rëndësishëm. Janë të gatshëm të punojë sëbashku, për të eksploruar vazhdimisht potencialin e bashkëpunimit mes dy vendeve, në fushën e ekonomisë, tregtisë, shkëmbimeve humanitare e kulturore, si dhe thellimin e traditës tradicionale dhe forcimin e kontributit të duhur për miqësinë mes të dy vendeve.(Xu Guang/Elona)