Hong Kong: Miratohen njëzëri "Rregullat për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare"
2024-03-21 21:40:49

CFP

CFP

Më 19 mars, Këshilli Legjislativ i Rajonit të Posaçëm Administrativ (SAR) të Hong Kongut miratoi njëzëri "Rregullat për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare". 

Sipas përvojës ndërkombëtare, pothuajse të gjitha shtetet i kushtojnë rëndësi të madhe legjislacionit të sigurisë. Vendet perëndimore si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Kanadaja dhe Australia kanë formuluar ligje strikte të sigurisë kombëtare. Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar 21 ligje të sigurisë, dhe Mbretëria e Bashkuar ka vendosur 14 ligje të sigurisë.

Në këto rregulla, "mbrojtja e të drejtave të njeriut" udhëheq çdo pjesë të rregullave të sigurisë kombëtare të Hong Kongut. Rregullat e cilësojnë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si një parim të rëndësishëm. Ndërkohë do vazhdojnë të jenë të vlefshme dispozitat përkatëse të konventave ndërkombëtare për Rajonin e Posaçëm Administrativ (SAR) të Hong Kongut.

Sipas të dhënave statistikore, në vitin 2023, numri i degëve të kompanive të mëdha arriti në 9039, që u rrit 61 në krahasim me vitin e kaluar, duke u kthyer në nivelin përpara epidemisë. Numri i kompanive të reja u rrit me 270 në afro 4300, duke shënuar një rekord të lartë historik. Në fund të vitit 2023, depozita e përgjithshme bankare në Hong Kong u rrit me afërsisht 5.1%. Këto tregojnë se pas zbatimit të ligjit të sigurisë kombëtare të Hong Kongut, fondet e investimeve dhe kompanive të huaja kanë ende besim në mjedisin e biznesit të Hong Kongut. (Xu Guang/Elona)