Mbreti suedez: Anëtarësimi në NATO nuk është drejtuar kundër askujt
2024-03-20 10:22:19

Foto nga VCG

Pranimi i Suedisë në NATO nuk është drejtuar kundër askujt, tha mbreti Carl XVI Gustaf gjatë një ceremonie përpara Parlamentit në Stokholm.

“Suedia nuk kërcënon askënd. Suedia dëshiron paqen”, - tha mbreti Carl Gustaf, citon “ATSH”.

“Anëtarësimi në NATO përfaqëson një pjesë të re të historisë, por nuk do të ndryshojë politikën e jashtme ose të sigurisë suedeze. Ruajtja e lirisë dhe pavarësisë së Suedisë është qëllimi ynë më i rëndësishëm. Anëtarësimi në NATO do të rrisë aftësinë e Suedisë për të mbrojtur veten”,- shtoi mbreti.

Mbreti Carl XVI Gustaf vuri në dukje se konflikti në Ukrainë ka tronditur rrënjësisht rendin politik të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore.

Flamuri i Suedisë u ngrit para selisë së NATO-s në Bruksel gjatë një ceremonie një javë më parë. Suedia u bashkua me aleancën më 7 mars të këtij viti. (Elona)