INSTAT: Eksportet e mallrave arritën në 32 miliardë lekë në shkurt
2024-03-20 15:19:57

Eksporte (Foto ATSH)

Eksporte (Foto ATSH)

Eksportet e mallrave arritën vlerën 32 miliardë lekë në shkurt, duke shënuar ulje me 16.1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 7.9% në krahasim me janarin e vitit 2024.

Në raportin e INSTAT-it mbi tregtinë e jashtme për muajin janar thuhet se importet e mallrave janë rritur me 6.4% në krahasim me vitin e kaluar dhe arritën vlerën 74 miliardë lekëve, citon “ATSH”.

Ndërsa në dy muajit e parë të vitit, vlera e eksporteve përllogaritet në 62 miliardë lekë, kurse e importeve 134 miliardë lekë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 72 miliardë lekë, duke u rritur me 52.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-shit. (Elona)