BE-ja miraton sanksionet ndaj kolonëve izraelitë
2024-03-20 10:31:02

Foto nga VCG

Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord për të sanksionuar kolonët ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar për herë të parë, njoftuan diplomatët. Sanksionet e BE-së përfshijnë ndalimin e udhëtimeve dhe ngrirjen e aseteve dhe pritet të hyjnë në fuqi në ditët në vijim pasi të botohen në gazetën zyrtare të BE-së, një regjistër i ligjeve të BE-së, shkruan “ATSH”.

Një përpjekje e mëparshme e BE-së për të sanksionuar kolonët izraelitë dështoi pas kundërshtimit të Hungarisë, një mbështetëse e fortë e Izraelit.

Sanksionet kërkojnë unanimitet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Tensionet në Bregun Perëndimor janë rritur pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi në Izraelin jugor. (Elona)