Sulmet e ukrainasve ndaj Belgorodit - rreth 9 mijë fëmijë do të evakuohen
2024-03-20 15:45:44

Belgorod (Foto RTSH)

Belgorod (Foto RTSH)

Autoritetet e krahinës ruse të Belgorodit në kufi me Ukrainën bënë të ditur se do të evakuonin 9 mijë fëmijë në krahina të tjera të vendit. Shkak është numri në rritje i sulmeve nga forcat ukrainase. G

uvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, u shpreh se gjatë javës së shkuar 16 civilë ishin vrarë dhe 98 të tjerë ishin plagosur si pasojë e sulmeve ukrainase, në një kohë kur rusët votuan në zgjedhjet presidenciale, bën të ditur “RTSH”. 

Planifikojmë të dërgojmë rreth 9 mijë fëmijë nga Belgorodi në krahina të tjera, tha Gladkov, i cili bëri të ditur se grupi i parë me 1200 fëmijë do të evakuohet në datën 22 mars.

Ministria e Brendshme ruse njoftoi në muajin janar se kishte ndihmuar në evakuimin e rreth 2800 fëmijëve nga Belgorodi. (Elona)