BSH: Investimet e huaja u rritën në 1.1 miliardë euro në 9-mujorin 2023
2024-03-20 14:23:57

Foto nga ATSH

Investimet e huaja direkte shënuan trend rritës gjatë vitit 2023, duke e mbyllur nëntëmujorin në nivelin 1.1 miliardë euro, me rritje prej 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth një e pesta e tyre i përkasin sektorit të pasurive të paluajtshme, që janë kryesisht blerje pronash nga të huajt, citon “ATSH”.

Më pas renditet energjetika dhe industria nxjerrëse dhe në vend të tretë janë aktivitetet financiare, që janë kryesisht rritje e kapitalit të bankave, si rrjedhojë e kërkesave rregullatore të Bankës së Shqipërisë.

Shifrat e larta reflektojnë praninë e investimeve të mëdha e cilësore që sjellin vlerë të shtuar dhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe të ardhura në ekonominë shqiptare, që ka ruajtur trendin e rritjes së qëndrueshme, bën të ditur BSH-ja. (Elona)