BE, 5 miliardë euro mbështetje ushtarake për Ukrainën
2024-03-20 10:43:28

Foto nga VCG

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së ranë dakord të rrisin gjatë vitit 2024 mbështetjen e Bashkimit Europian për forcat e armatosura ukrainase me 5 miliardë euro. Kjo do të bëhet në kuadrin e Instrumentit Europian të Paqes (EPF) për ndihmë ushtarake për Ukrainën, bën të ditur “Panorama”.

Këshilli i Europës njoftoi në një deklaratë se për këtë qëllim ka krijuar brenda këtij instrumenti një Fond të posaçëm asistence për Ukrainën (UAF). Fondi i sapokrijuar do t’i mundësojë BE-së t’i mbështesë më tej nevojat në zhvillim të ushtrisë ukrainase përmes ofrimit të pajisjeve ushtarake si dhe trajnimeve e stërvitjeve.

“Me këtë fond ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa nevojitet”, - tha shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell. (Elona)