Ministri Mazniku: Berati, Tirana dhe Gjirokastra, bashkitë me më shumë projekte të përfituara nga donatorët e huaj
2024-03-20 15:48:20

Berati (Foto ATSH)

Berati (Foto ATSH)

Berati, Tirana dhe Gjirokastra janë bashkitë me numrin më të lartë të projekteve të përfituara nga donatorët e huaj në vitin 2023.

Përkatësisht, Berati ka përfituar 16 projekte, Gjirokastra 12 projekte dhe Tirana 11 projekte. Shifrat u publikuan nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, i cili u shpreh se, me afrimin drejt BE-së, do të rriten edhe programet ku pushteti vendor mund të aplikojë për fonde, citon “ATSH”.

Ngritja e Akademisë për Pushtetin Vendor do të shërbejë që stafet e bashkive të trajnohen për t’u aftësuar në aplikimin me projekte për të përftuar fonde nga organizata ndërkombëtare, theksoi Mazniku. (Elona)