Presidenti rus: Një konflikt në shkallë të plotë me NATO-n nuk mund të përjashtohet
2024-03-19 16:56:25

Foto Atsh

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se një konflikt në shkallë të plotë me NATO-n nuk mund të përjashtohet, shkruan “ATSH”.

“Në rast të një konflikti të plotë me NATO-n, bota do të ishte vetëm një hap larg një Lufte të Tretë Botërore”,- tha Putin, në një konferencë shtypi në Moskë për të shënuar fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.

Sipas tij, ushtarë të shumtë nga vendet anëtare të NATO-s janë vendosur tashmë në Ukrainë.

“Kjo nuk është asgjë e mirë, veçanërisht për ta, sepse ata po vdesin atje në një numër të madh”, tha Putin, por pa e vërtetuar këtë pretendim.

Ukraina është mbrojtur kundër Rusisë me ndihmën perëndimore për më shumë se dy vjet.

Komisioni Zgjedhor në Rusi njoftoi se Vladimir Putini fitoi një rezultat rekord prej pak më pak se 88% të votave, pasi u numëruan gati një e katërta e tyre.

Në zgjedhjet e mëparshme presidenciale në vitin 2018, ai kishte fituar me 76.7% të votave.

Asnjë kandidat i vërtetë i opozitës nuk u lejua të garonte në votimin treditor. (Fatosi)