Ministri Balla bën thirrje për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe rritjen e kontrolleve
2024-03-19 16:47:26

Ministri Balla (Foto Rtsh)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë thirrje për zbatimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa i kërkoi policisë të rrisë kontrollet dhe forcën parandaluese.

Deklaratën e ministrit Balla vjen pas një aksidentit të rëndë mbrëmjen e së dielës në Tepelenë ku nga përplasja e tre automjeteve humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

“Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është detyrim ligjor e përgjegjësi ndaj jetës. Ndërsa Policia Rrugore duhet të rrisë edhe më shumë kontrollet dhe forcën parandaluese”,- shkroi ministri Balla në një postim në rrjetet sociale. (Fatosi)