Banka e Shqipërisë: Kredia për industrinë përpunuese u rrit me 17%
2024-03-19 17:14:02

Monedha (Foto Dosja.al)

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se gjatë vitit 2023 sektori bankar disbursoi kredi për industrinë përpunuese në vlerën e 24.8 miliardë lekëve, njofton “ATSH”.

Krahasuar me vitin 2022, kredia e re për industrinë përpunuese u rrit me 17% gjatë 2023-shit.

Sipas statistikave, në nivel biznesi kredia e dhënë për financimin e sektorit përpunuese zë 11.4% të totalit.

Ndërtimi, tregtia dhe industria përpunuese janë tre sektorët që përbëjnë 74% të parave të financuara nga bankat në nivel huash të reja për sektorin privat në Shqipëri. (Fatosi)